Ndërlidhjet

Yanukovych: Do të vazhdoj luftën për Ukrainën


Viktor Yanukovych
Viktor Yanukovych
Presidenti i përmbysur i Ukrainës, Viktor Yanukovych, thotë se e ka ndërmend “që të vazhdojë luftën për të ardhmen e Ukrainës”.

Yanukovych është duke folur aktualisht në konferencën e parë për media, prejse ka lënë Kievin fundjavën e kaluar.

Yanukovych ndodhet në qytetin rus Rostov-na-Don.

Ai ka thënë se ka qenë i detyruar të lërë Ukrainën për shkak të kërcënimeve direkte për jetën e tij dhe të njerëzve të afërt.

Yanukovych i ka quajtur “fashiste” autoritetet e reja të Ukrainës dhe ka thënë se ato përfaqësojnë vetëm një pakicë.
XS
SM
MD
LG