Ndërlidhjet

Ukraina kërkon seancë të KS-së për Krimenë


Krime
Krime
Ukraina ka bërë thirrje për një takim të Këshillit të Sigurimit, ku do të shqyrtohej situata në Krime.

Thirrja vjen pasi persona të armatosur në rajonin jugor kanë marrë nën kontroll dy aeroporte.

Autoritetet ukrainase kanë thënë se ata janë ushtarë rusë.

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës, Oleksander Turchonov, ka kërkuar na Moska që të ndalojë çdo veprim, i cili minon sovranitetin kombëtar të Ukrainës.

Komisioni Evropian ka kërkuar përmbajtje nga të gjitha palët.
XS
SM
MD
LG