Ndërlidhjet

Tetë raste me grip derri në Kosovë


Prishtinë - foto arkivi
Prishtinë - foto arkivi
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Klinikën Infektive, janë paraqitur tetë raste të prekura nga virusi A H1N1, që ndryshe njihet edhe si grip i derrave.

Dy nga rastet tashmë janë hospitalizuar, derisa të tjerat janë duke u mjekuar në shtëpi, ka bërë të ditur infektologu, Izet Sadiku.

Sipas tij, analizat e virusit A H1N1 janë bërë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.

Në Klinikën Infektive thuhet se ka terapi të mjaftueshme për t'i trajtuar rastet me këtë virus.
XS
SM
MD
LG