Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Përfundoi marshi prej 3 mijë kilometrave


Pamje nga një treg në Baloçistan të Pakistanit

Pamje nga një treg në Baloçistan të Pakistanit

Marshi prej afro 3 mijë kilometrash, me të cilin synohej ngritja e ndërgjegjësimit për shkeljet e të drejtave të njeriut në provincën Baloçistan në Pakistan, ka përfunduar sot, pasi aktivistët arritën në kryeqytetin Islamabad.

Disa dhjetëra pjesëmarrës të marshit, ishin nisur nga kryeqyteti Kueta i provincës Baloçistan, para tre muajsh.

Aktivistët e Baluçistanit kanë bartur fotografi të familjarëve të zhdukur dhe i kanë paraqitur emrat e tyre dhe datën se kur janë zhdukur.

Pjesëmarrësit në këtë marsh kanë kërkuar nga qeveria e Pakistanit, që t’i gjejnë të afërmit e tyre të zhdukur, ose t’i bëjë përgjegjëse agjencitë e sigurisë për fatin e të pagjeturve.

Aktivistët e Baloçistanit i akuzojnë agjencitë e sigurisë së Pakistanit se kanë ndërmarrë fushatë të rrëmbimit dhe të vrasjes për ta ndalur kryengritjen separastiste në Baloçistan, që ka filluar para 15 vitesh.

Vlerësohet se mijëra njerëz janë vrarë ose janë zhdukur gjatë këtyre viteve.
XS
SM
MD
LG