Ndërlidhjet

Yanukovich: Jam president legjitim i Ukrainës


Viktor Yanukovich gjatë konferencës së sotme për gazetarë në Rusi
Viktor Yanukovich gjatë konferencës së sotme për gazetarë në Rusi
Viktor Yanukovich thotë se ende është president legjitim i Ukrainës dhe se autoritetet aktuale të këtij vendi janë “banditë fashistë”.

Këto komente ai i bëri në paraqitjen e tij të parë publike në një konferencë për gazetarë në qytetin jugor rus, Rostov- mbi-Don, prej se është larguar nga Ukraina, para një jave.

Yanukovich tha se ishte i detyruar të largohej për shkak të kërcënimeve direkte ndaj sigurisë së tij.

Ai ka shprehur përkushtim për ta vazhduar luftën për të ardhmen e Ukrainës, dhe tha se nga askush nuk do të kërkoj ndihmë ushtarake.

Ai kërkoi falje nga ukrainasit për mosmbajtje të stabilitetit dhe i ka akuzuar fuqitë perëndimore për papërgjegjësi pasi e kanë mbështetur lëvizjen protestuese Maidan.

Viktor Yanukovich i ka hedhur poshtë akuzat se ka pasuri jashtë Ukrainës dhe xhirollogari të jashtme bankare.
XS
SM
MD
LG