Ndërlidhjet

logo-print

Kabul: Shqetësim për mosnënshkrimin e marrëveshjes me SHBA-të


Pamje nga pjesa perëndimore e kryeqytetit Kabul në Afganistan

Pamje nga pjesa perëndimore e kryeqytetit Kabul në Afganistan

Komisioni i pavarur për të drejtat e njeriut në Afganistan ka shprehur shqetësim për situatën e të drejtave të njeriut në këtë vend, pasi trupat e NATO-s të tërhiqen.

Zëdhënësi i këtij komisionit, Rafiullah Beidar, i tha Radios Evropa e Lirë, redaksia për Afganistanin, se situata e të drejtave të njeriut në këtë vend mund të përkeqësohet mëtutje, nëse nuk nënshkruhet Marrëveshja bilaterale e sigurisë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Afganistanit.

Për këtë marrëveshje po zhvillohen bisedime prej nëntorit të vitit 2012, dhe pritet që me të do të definohet bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve, pasi pjesa më e madhe e pjesëtarëve të misionit luftarak të NATO-s të largohet nga Afganistani, në fund të këtij viti.
XS
SM
MD
LG