Ndërlidhjet

FMN: Pa panik për ekonominë e Ukrainës


Christine Lagarde
Christine Lagarde
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, tha se nuk ka arsye për panik lidhur me situatën ekonomike në Ukrainë.

Autoritetet e reja të Ukrainës kanë thënë se ky vend i ngarkuar me borxhe, ndoshta do të ketë nevojë për së paku 15 miliardë dollarë ndihmë financiare nga FMN-ja.

Por, zonja Lagarde tha se nuk është bërë vlerësim adekuat për nevojat e Ukrainës, prej se trazirat vdekjeprurëse në Kiev rezultuan me qeveri të re.

“Ne nuk shohim asgjë se është kritike, se ia vlenë të ketë panik në këtë moment, dhe ne me siguri shpresojmë se autoritetet në Ukrainë do të përmbahen nga hedhja e shumë numrave, që realisht janë të pakuptimtë, derisa nuk kryehet një vlerësim përkatës”, tha Lagarde.

Pritet që janvën e ardhshme një ekip i FMN-së do ta vizitoj Ukrainën për të bisduar lidhur me programin eventual për ndihmë.
XS
SM
MD
LG