Ndërlidhjet

Obama: “Do të ketë kosto” për intervenimin rus në Ukrainë


Barack Obama

Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se është thellë i shqetësuar për raportet për lëvizjet ushtarake ruse në Ukrainë.

Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, mbrëmë vonë, zoti Obama tha se “do të ketë kosto” për Moskën, nëse do të ketë çfarëdo intervenimi ushtarak rus në Ukrainë.

Mëtutje, presidenti Obama theksoi:

“Megjithatë, ne tash jemi thellësisht të shqetësuar nga raportet për lëvizjet ushtarake të ndërmarra nga Federata Ruse brenda Ukrainës. Rusia ka marrëdhënie historike me Ukrainën, përfshirë lidhje kulturore dhe ekonomike dhe kapacitetin ushtarak në Krime, por çfarëdo shkeljeje e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, do të jetë thellësisht destabilizues”, tha Barack Obama.
XS
SM
MD
LG