Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Nuk do të injorohet kërkesa e Krimesë për ndihmë


Persona ushtarakë në një rrugë të qytetit Simferopol në Krime

Persona ushtarakë në një rrugë të qytetit Simferopol në Krime

Zyra e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, thotë se Rusia nuk do ta injoroj kërkesën për mbështetje paqeruajtëse të bërë nga Sergei Aksyonov, kryeministër pro-rus i rajonit Krime në Ukrainë.

Sot Aksyonov i ka bërë thirrje Putinit për ndihmë.

Kryeministri pro-rus i Krimesë, poashtu, ka shpallur se të gjitha shërbimet ushtarake, policore, kufitare dhe të sigurisë, në Krime duhet tu përgjigjen vetëm urdhërave të tij.

Në këtë kaudër ai ka theksuar se komandantët, që nuk pajtohen, duhet të paraqesin dorëheqje.

Gjatë ditës së djeshme, persona të armatosur, që mendohet se janë ushtarë rusë, janë vendosur në aeroportet kryesore në Krime.

Njëherësh, ka pasur raporte gjatë natës nga e premtja në të shtunën se një aeroplan rus i ka bartur qindra ushtarë të Rusisë në këto kapacitete.
XS
SM
MD
LG