Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Turchynov e akuzon Rusinë për agresion


Oleksandr Turchynov

Oleksandr Turchynov

Presidenti i përkohshëm i Ukrainës, Oleksandr Turchynov, e ka akuzuar Rusinë për agresion në gadishullin Krime të Ukrainës dhe i ka bërë thirrje presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që t’i ndalë “provokimet” dhe t’i tërheq forcat ushtarake.

Turchynov tha se ushtria e Ukrainës do t’i plotësoj obligimet e veta, por nuk do të provokohet.

Në komentet e tij në televizion, zoti Turchynov, mëtutje e ka bërë një paralele ndërmjet situatës në Krime dhe luftës së shkurtër ndërmjet Rusisë e Gjeorgjisë në vitin 2008.

Më parë, zyrtarët e qeverisë së re të Ukrainës i kanë akuzuar trupat e Rusisë se kanë lansuar një operacion ilegal ushtarak në Krime dhe për okupimin e dy aeroporteve.

Autoritetet ukrainase kanë thënë se hapësira ajrore ishte shkelur nga një aeroplan i Rusisë, që kishte fluturuar mbi Krime.

Flota e Rusisë në Detin e Zi, që e ka bazën në portin Sebastopol në Krime, tha se të gjitha lëvizjet e forcave të saj janë ndërmarrë në harmoni me një marrëveshje për shfrytëzim me Ukrainën.
XS
SM
MD
LG