Ndërlidhjet

SHBA: Obama mund ta bojkotoj samitin G8 në Soçi


Shtëpia ne Bardhë në Uashington

Shtëpia ne Bardhë në Uashington

Një zyrtar i lartë i administratës së Shteteve të Bashkuara ka thënë se presidenti, Barack Obama, mund ta bojkotoj samitin G8 në Soçi të Rusisë, të paraparë për muajin qershor, nëse ka intervenim të forcave të Rusisë në Ukrainë.

Ky zyrtar, që ka folur në kushte të anonimitetit, tha se do të jetë vështirë të shihet se Obama dhe liderët nga Britania, Franca, Italia dhe Gjermania, që janë në mesin e anëtarëve të grupit G8, mund të marrin pjesë në samit, nëse forcat e Rusisë intervenojnë ushtarakisht në gadishullin Krime të Ukrainës.

Ky zyrtar, poashtu, ka thënë se administrata Obama po e rishqyrton situatën nëse të vazhdohen bisedimet me Rusinë, për intensifikimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike.
XS
SM
MD
LG