Ndërlidhjet

Pakistan: Sulme me bomba kundër policëve


Pamje nga një sulm i mëparshëm me bombë në Pakistan
Pamje nga një sulm i mëparshëm me bombë në Pakistan
Nga sulmet me bomba në pjesën veriperëndimore të trazuar të Pakistanit, janë vrarë së paku 11 policë, të cilët ishin në mbrojtje të ekipeve të vaksinimit kundër poliomielitit.

Zyrtarët thanë se nga sulmet e sotme në rajonin fisnor Khyber, afër qyteteit Peshavar, ka pasur edhe shumë të lënduar.

Bomba e parë ka eksploduar afër makinës policore derisa konvoji me ekipin e vaksinimit po kalonte nëpër fshatin Lashora, afër qytetit Xhamrud.

Disa minuta më vonë, një tjetër bombë ka ekploduar duke i goditur makinat e policisë që i transportonin viktimat e sulmit të parë.

Nga sulmi i dytë me bombë raportohet se janë vrarë 11 policë dhe plagosur gjashtë të tjerë.

Pas këtyre bombave raportohet për përleshje të armatosur ndërmjet sulmuesve me armë dhe policëve, që i kishin shpëtuar eksplodimit të dytë. Kjo përleshje kishte zgjatur disa orë.
XS
SM
MD
LG