Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Kryeministri i Krimesë e paraqet datën për referendum


Persona të armatosur e të uniformuar patrullojnë në aeroportin e qytetit Simferopol në Krime

Persona të armatosur e të uniformuar patrullojnë në aeroportin e qytetit Simferopol në Krime

Kryeministri pro-rus i Krimesë në Ukrainë, Sergei Aksyonov, thotë se referendumi për të ardhmen e gadishullit do të mbahet më 30 mars.

Sipas tij, votuesit në referendum do të pyeten nëse pajtohen me deklartatën: “Republika Autonome e Krimesë e ka shpallur pavarësinë dhe është pjesë e Ukrainës në baza të marrëveshjeve dhe pëlqimeve”.

Kjo lëvizje u bë në periudhën e tensioneve ndërmjet qeverisë së re pro-evropiane në Kiev dhe grupeve pro-ruse në Krime, që dëshirojnë që rajoni i tyre të bëhet pjesë e Rusisë.
XS
SM
MD
LG