Ndërlidhjet

SHBA: Aktori Hoffman vdiq nga droga


Aktori i ndjerë Philip Seymour Hoffman
Aktori i ndjerë Philip Seymour Hoffman
Zyrtarët thonë se aktori i Holivudit, Philip Seymour Hoffman, kishte vdekur nga marrrja e kombinuar e heroinës, kokainës, amfetaminës dhe ilaçeve për qetësim.

Një ekspert mjekësor në qytetin e Nju Jorkut tha mbrëmë vonë se përzierja helmuese, që e kishte marrë aktori Hoffman, nuk është e pazakonshme në mesin e mijëra vdekjeve, që ndodhin në Shtetet e Bashkuara për çdo vit, nga sasia e tpruar e drogës.

Philip Seymour Hoffman, 46 vjeçar, ishte getur i vdekur në dysheme të banesës së tij më 2 shkurt të këtj viti, me injeksion në duart e tij.

Vdekja ishte shpallur aksidentale.

Aktori Hoffman ishte i njohur se kishte probleme me drogë.

Ai ishte fitues i Çmimit Oscar për aktorin më të mirë në filmin “Capote”, ndërsa ka luajtur role edhe në shumë filma të tjerë dhe shfaqjet teatrore në Nju Jork.

Hoffman gjërësisht konsiderohej se ishte njëri nga aktorët më të mirë të Holivudit.
XS
SM
MD
LG