Ndërlidhjet

Poloni: Politikani dha dorëheqje për përshëndetje hitleriane


Jacek Protasiewicz
Jacek Protasiewicz
Një politikan i lartë në Poloni ka paraqitur dorëheqje nga posti i tij partiak, pas raporteve se ka brohoritur “Hail Hitler” ndaj një oficeri doganor gjerman në aeroportin e Frankfurtit.

Politikani Jacek Protasiewicz, anëtar i partisë udhëheqëse në qeveri, Platforma Qytetare, dje ka kërkuar falje dhe është tërhequr nga posti i shefit të grupit parlamentar të kësaj partie në parlamentin Evropian.

Ai tha se ishte i dehur pasi i kishte pirë dy shishe me verë gjatë fluturimit prej Varshavës për në Frankfurt, javën e kaluar, dhe ishte fjalosur me një oficer doganor gjerman.

Ky incident i ka shkaktuar probleme kryeministrit të Polonisë, Donald Tusk, i cili është angazhuar për krijimin e lidhjeve të afërta me Gjermaninë.

Përkundër incidentit, për të cilin fillimisht Jacek Protasiewicz e kishte mbrojtur sjelljen e tij, duke thënë se ishte provokuar nga doganieri, vazhdon të jetë anëtar i Parlamentit Evropian.
XS
SM
MD
LG