Ndërlidhjet

Ukrainë: 6 mijë ushtarë rusë janë dërguar në Krime


Ministri i mbrojtjes i Ukrainës Ihor Tenyukh
Ministri i mbrojtjes i Ukrainës Ihor Tenyukh
Ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Ihor Tenyukh, e ka akzuar Rusinë se i ka dërguar 6 mijë ushtarë dhe 30 makina të blinduaranë rajonin e Krimes në Ukrainë, prej ditës së premte, “pa paralajmërim dhe pa lejen e Ukrainës, në kundërshtim me parimin e mosshkeljes së kufijve shtetëror”.

Këto komente ai i ka bërë sot në mbledhjen e qeverisë së Ukrainës, në kryeqytetin Kiev, derisa po shtohen tensionet ndërmjeet banorëve pro-rusë të rajonit Krime dhe qeverisë së re pro-evropiane të Ukrainës.

Serhiy Aksyonov, kryeministër pro-rus i Krimesë, tha sot se trupat nga Flota Ruse e Detit të Zi tash po i ruajnë ndërtesat e rëndësishme në rajon.

Njëherësh, hapësira ajrore rreth Aeroportit Ndërkombëtar në qytetin Simferopol në Krime është mbyllur.
XS
SM
MD
LG