Ndërlidhjet

Ukrainë: Aktivistët pro-rusë depërtojnë në Harkov


Demonstruesit e vendosin flamurin e Rusisë në qytetin ukrainas Harkov

Demonstruesit e vendosin flamurin e Rusisë në qytetin ukrainas Harkov

Aktivistët pro-rusë kanë depërtuar në ndërtesën e administratës rajonale në qytetin Harkov, në pjesën lindore të Ukrainës.

Radio Evropa e Lirë, redaksia për Ukrainën, ka raportuar se sulmuesit ishin futur me dhunë në ndërtesë, duke hedhur gaz lotsjellës dhe duke i thyer dritaret.

Janë dëgjuar edhe të shtëna armësh në sheshin qendror afër ndërtesës, ku ishin mbledhur mijëra demonstrues pro-rusë me flamuj të Rusisë, që brohorisnin “Rusia, Rusia”.

Në qytetin lindor të Ukrainës, Donjeck, mijëra demonstrues pro-rusë e kanë bllokuar ndërtesën e administratës rajonale, duke e larguar flamurin e Ukrainës dhe vendosur atë të Rusisë.
XS
SM
MD
LG