Ndërlidhjet

Pakistan: Talibanët shpallën armëpushim njëmujor


Pamje e njerëzve që më herët ishin larguar nga Vaziristani Verior në Pakistan për shkak të luftimeve
Pamje e njerëzve që më herët ishin larguar nga Vaziristani Verior në Pakistan për shkak të luftimeve
Zëdhënësi i talibanëve pakistanezë, Shahidullah Shahid, ka shpallur një muaj armëpushim të njëanshëm në përpjekje për vazhdimin e bisedimeve paqësore me qeverinë e Pakistanit.

Zëdhënësi Shahid u tha sot gazetarëve se armëpushimi duhet të filloj menjëherë.

Në kumtesën e talibanëve pakistanezë lidhur me armëpushimin theksohet se “udhëheqja e lartë e talibanëve i këshillon të gjitha nëngrupet që ta respektojnë thirrjen talibane dhe tërësisht të përmbahen nga të gjitha aktivtetet xhihadiste në këtë periudhë kohore”.

Kjo thirrje për armëpushim të njëanshëm u bë pasi përpjekjet e fundit për mbajtjen e bisedimeve për arritjen e paqes ndërmjet militantëve dhe qeverisë së Pakistanit u shkatërruan.

Gjatë javëve të fundit, forcat ajrore të Pakistanit i kanë bombarduar bazat e militantëve në pjesën veriperëndimore të këtij vendi.

Poashtu, ka spekulime se qeveria e Pakistanit po përgatitet për lansimin e një ofensive madhore kundër luftëtarëve talibanë në rajonin fisnor Vaziristani Verior, afër kufirit me Afganistanin.
XS
SM
MD
LG