Ndërlidhjet

Egjipt: Shtyhet procesi kundër Morsit


Një pjesëtar i policisë speciale të Egjiptit ruan para ndërtesës ku po zhvillohet procesi kundër Muhammad Morsit
Një pjesëtar i policisë speciale të Egjiptit ruan para ndërtesës ku po zhvillohet procesi kundër Muhammad Morsit
Procesi kundër presidentit të përmbysur të Egjiptit, Muhammad Morsi, dhe i ndihmësve të tij të afërt, të akuzuar për vrasje të protestuesve në vitin 2012, është shtyrë, pasi avokati mbrojtës kërkoi që gjqytarët ta shkarkojnë vetveten për shkak të dyshimeve për anim.

Pritet që një gjykatë e apelit ditën e hënë do t’i caktoj gjyqtarët e tjerë.

Avokati mbrojtës, Mohammed al-Masri, tha se një gjyqtar e kishte shprehur mendimin e tij në televizion, prandaj, siç tha ai, “nëse gjykata nuk tërhiqet me vullnet, atëherë vendimi do të konsiderohet i pavlefshëm”.

Prokurorët e akuzojnë Morsin dhe 14 të tjerë, kryesisht nga administrata dhe partia e tij Vëllazëria Myslimane, se i kanë nxitur mbështetësit që t’i vrajnë protestuesit në dhjetor të vitit 2012.

Kundër presidentit të përmbysur, Muhammad Morsi, zhvillohen edhe tri procese të tjera të ndara gjyqësore me akuza për konspiracion me trupat e jashtme, ikje nga burgu në vitin 2011 dhe mospërfillje të gjyqtarëve.
XS
SM
MD
LG