Ndërlidhjet

Ukrainë: Është rrahur korrespondenti i Radios Evropa e Lirë


Demonstruesit në Harkov të Ukrainës e bëjnë copa-copa flamurin e Bashkimit Evropian
Demonstruesit në Harkov të Ukrainës e bëjnë copa-copa flamurin e Bashkimit Evropian
Një korrespondent i Radios Evropa e Lirë, redaksia për Ukrainën, është rrahur në qytetin lindor ukrainas, Harkov.

Korrespondenti, i cili nuk ka dëshiruar që të identifikohet, ka thënë se ishte sulmuar sot nga aktivistët pro-rusë, derisa po xhironte një video direkt nga ndërtesa e administratës rajonale, të cilën e kishin okupuar aktivistët pro-rusë.

Sulmuesit e akuzuan korrespondentin se po bënte raportim “të gabueshëm”.

Korrespondenti tha se ishte rrahur dhe detyruar të përkulet para simboleve ruse dhe t’i puthte ato.

Gazetari e ka raportuar sulmin në polici.
XS
SM
MD
LG