Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Dënohet ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë


Shtëpia e Bardhë në Uashington

Shtëpia e Bardhë në Uashington

Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në territorin e Ukrainës dhe i kanë bërë thirrje Moskës për t’i tërhequr forcat e saj prapa në bazat në Krime, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Ky njoftim u bë pas bisedës telefonike, mbrëmë vonë, ndërmjet presidentit amerikan, Barack Obama, dhe atij rus, Vladimir Putin, që ka zgjatur 90 minuta.

Në njoftim theksohet se Obama i ka thënë Putinit se shkelja e vazhdueshme e së drejtës ndërkombëtare nga Rusia do të çoj në “izolim politik dhe ekonomik” të mëtejshëm.

Nga ana tjetër, Kremlini tha se presidenti Putin i ka thënë zotit Obama se Moska do ta rezervoj të drejtën e saj për “mbrojtje të interesave të saj dhe të popullatës rusishtfolëse” në Ukrainë.

Mëtutje, sipas një njoftimi tjetër nga Pentagoni, sekretari ameerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, i ka thënë kolegut të tij rus, Sergei Shoigu, se “Rusia rrezikon jostabilitet të mëtejshëm në rajon, izolim në komunitetin ndërkombëtar dhe përshkallëzim, i cili do ta kërcënoj sigurinë evropiane dhe ndërkombëtare”.
XS
SM
MD
LG