Ndërlidhjet

Perëndimi kërkon maturi nga Rusia lidhur me Ukrainën


Ushtarët ukrainas refuzojnë t'i dorëzojnë armët
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:05 0:00

Ushtarët ukrainas refuzojnë t'i dorëzojnë armët

Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në territorin e Ukrainës dhe i kanë bërë thirrje Moskës për t’i tërhequr forcat e saj prapa në bazat në Krime, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Ky njoftim u bë pas bisedës telefonike, mbrëmë vonë, ndërmjet presidentit amerikan, Barack Obama, dhe atij rus, Vladimir Putin, që ka zgjatur 90 minuta.

Në njoftim theksohet se Obama i ka thënë Putinit se shkelja e vazhdueshme e së drejtës ndërkombëtare nga Rusia do të çoj në “izolim politik dhe ekonomik” të mëtejshëm.

Nga ana tjetër, Kremlini tha se presidenti Putin i ka thënë zotit Obama se Moska do ta rezervojë të drejtën e saj për “mbrojtje të interesave të saj dhe të popullatës rusishtfolëse” në Ukrainë.

Më tutje, sipas një njoftimi tjetër nga Pentagoni, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, i ka thënë kolegut të tij rus, Sergei Shoigu, se “Rusia rrezikon jostabilitet të mëtejshëm në rajon, izolim në komunitetin ndërkombëtar dhe përshkallëzim, i cili do ta kërcënojë sigurinë evropiane dhe ndërkombëtare”.

Ambasadorja amerikane në OKB, Samantha Power, në seancën e jashtëzakonbshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e ka akuzuar Rusinë për shkelje të përkushtimeve ndërkombëtare.

Ambasadorja Power, po ashtu, ka kërkuar “vendosjen e menjëhershme” të vëzhguesve të OSBE-së dhe të Kombeve të Bashkuara në Ukrainë, në përpjekje për uljen e tensioneve atje.

“Është koha që të përfundojw intervenimi rus në Ukrainë. Ushtria ruse duhet të tërhiqet, aspiratat e popullit të Ukrainës duhet të respektohen dhe dialogu politik duhet të lejohet që të vazhdojë”, ka thënë Samantha Power.

Duke folur në këtë seancë, ambasadori i Ukrainës në OKB, Yuriy Sergeyev, i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit që “të bëjë çdo gjë të mundshme për ta ndalur agresionin” e Rusisë.

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Jan Eliasson, ka bërë thirrje për dialog ndërmjet të gjitha palëve.

“Është me rëndësi që të ripërtrihet misioni i kësaj organizate: që gjithnjë të kërkohet zgjidhje paqësore e mospajtimit. Kjo është esenca e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe duhet të shërbejë si udhëzim primar në këtë situatë. Tash është koha që të mbizotërojnë kokat e ftohta”, ka theksuar Jan Eliasson.

Presidenti i Polonisë, Bronislaw Komorowski, më herët tha se vendi i tij “mund të ndihet i kërcënuar nga intervenimi potencial ushtarak rus” në Ukrainën fqinje.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, ka kërkuar nga Moska t’i respektojë obligimet e veta ndërkombëtare për t’i mbajtur forcat e veta jashtë Ukrainës dhe për ta promovuar qëndrimin e saj me “mjete paqësore”.

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të hënën do të mbajnë mbledhje të jashtëzakonshme për Ukrainën.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara, të Francës, dhe të Kanadasë, kanë shprehur “përkushtim për të punuar së bashku në pakon e mbështetjes dhe ndihmës” për Ukrainën dhe, po ashtu, “janë pajtuar për të vazhduar koordinim të afërt, përfshirë atë bileteral dhe nëpërmjet organizatave ndërkombëtare përkatëse”.

Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja i kanë suspenduuar angazhimet e tyre në kuadër të përgatitjeve për samitin G8, që është planifikuar të mbahet në Soçi të Rusisë.

Ambasadori i Kanadasë në Moskë është ftuar në Otavë për konsultime. (f. bujupi)
XS
SM
MD
LG