Ndërlidhjet

Sergeyev: Këshilli i Sigurimit ta ndalë agresionin e Rusisë


Pamje nga një seancë e mëparshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
Pamje nga një seancë e mëparshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, mbrëmë vonë, e ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme për përshkallëzimin e krizës në Ukrainë.

Takimi i hapur u bë pasi Dhoma e Epërme e Parlamentit të Rusisë dje votoi unanimisht për autorizimin e shfrytëzimit të forcave ruse në Ukrainë.

Duke folur në këtë seancë, ambasadori i Ukrainës në OKB, Yuriy Sergeyev, i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit që “të bëjë çdo gjë të mundshme për ta ndalur agresionin” e Rusisë.

Ambasadorja amerikane në OKB, Samantha Power, kërkoi përfundimin e ndërhyrjes ruse në Ukrainë, duke thënë se inkursionet në Krime nuk kanë bazë juridike.

Ajo, poashtu, ka kërkuaar vendosjen e menjëhershme të vëzhguesve të OSBE-së dhe të Kombeve të Bashkuara në Ukrainë, në përpjekje për uljen e tensioneve atje.

Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin, tha se Rusia po intervenonte me kërkesë të autoriteteve pro-ruse në rajonin gjysmautonom të Krimesë, i banuar me popullatë shumicë rusishtfolëse dhe ku është e vendosur Flota Detare Ruse e Detit të Zi.
XS
SM
MD
LG