Ndërlidhjet

FMN: Shqipërisë – 331 milionë euro hua


Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) është pajtuar për t’i dhënë një hua Shqipërisë prej 331 milionë eurosh (457 milionë dollarë amerikanë) gjatë tri viteve, për t’i mbështetur reformat ekonomike.

Shuma e paguar menjëherë prej 26.4 milionë euro do të shfrytëzohet për ndihmë për planet e Shqipërisë për reformën e pensioneve, për energji, për financat e qeverisjes lokale, administratën publike dhe përmirësimin e ambientit për biznes, raporton AP nga Tirana.

Pjesa më e madhe e huasë do të shfrytëzohet për mbulimin e borxhit publik të Shqipërisë, që pritet të arrijë deri në 75% të GDP-së, prej 60% sa ishte vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG