Ndërlidhjet

NATO: Mbledhje urgjente për situatën në Ukrainë


NATO-ja do ta mbajë një mbledhje urgjente në Bruksel për ta shqyrtuar situatën në Ukrainë.

Takimi i sotëm i Këshillit Verior Atlantik, që është organi kryesor politikbërës i aleancës, po mbahet me kërkesë të Polonisë.

Varshava ka thënë se ndjehet e kërcënuar nga çfarëdo intervenimi potencial ushtarak rus në Ukrainën fqinje.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, para takimit, ka thënë se “është nevojë urgjente” për uljen e përshkallzimit në Krime, dhe se “Rusia duhet ta respektoj sovranitetin, integritetin territorial dhe kufijt e Ukrainës”.
XS
SM
MD
LG