Ndërlidhjet

SHBA: Mbahet ceremonia e dhënies së Çmimeve Oskar


Shatorja gjigante e Çmimit Oskar, derisa vazhdojnë përgatitjet për ceremoninë e sotme për dhënien e çmimeve prestigjioze filmore në Holivud
Shatorja gjigante e Çmimit Oskar, derisa vazhdojnë përgatitjet për ceremoninë e sotme për dhënien e çmimeve prestigjioze filmore në Holivud
Ceremonia e 86 e dhënies së Çmimeve Oskar do të mbahet sonte vonë në teatrin Double në Holivud të Shteteve të Bashkuara.

Kjo ngjarje madhore e botës së filmit do të udhëhiqet nga moderatorja amerikane, Ellen DeGeneres.

Filmi i zhanrit triller “Gravity”, i regjisorit Alfonso Cuaron, dhe ai “American Hustle” i regjisorit David O. Rusell, që e trajton krimin e viteve të 70-ta, i kanë nga 10 nominime secili.

Drama historike e regjisorit Steve McQueen, “12 vjet skllav” i ka nëntë nominime.

Ndër aktore, favoritja kryesore është Cate Blanchett për rolin e saj në filmin “Jasemin blu” të regjisorit Voody Allen.

Aktori Matthew Woodroof konsiderohet favorit për ta marrë Çmimin Oskar për rolin e tij në filmin “Dallas Buyers Club”, ku e portretizon një aktivist në luftën kundër sëmundjes SIDA, i cili vetë është HIV pozitiv.
XS
SM
MD
LG