Ndërlidhjet

Yatsenyuk: Jemi “në teh të shkatërrimit”


Arseniy Yatsenyuk

Arseniy Yatsenyuk

Kryeministri i përkohshëm i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, tha sot se “ne jemi në teh të shkatërrimit” dhe ka kërkuar nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, që ta tërheq ushtrinë e tij nga Ukraina.

Duke folur në gjuhën angleze para gazetarëve të jashtëm në kryeqytetin Kiev në Ukrainë, ai, poashtu, ka theksuar se aksionet e Rusisë paraqesin “shpallje të luftës” për Ukrainën.

Nga ana tjetër, shefi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojes në Ukrainë, Andriy Parubiy, tha se do të thirren të gjithë rezevistët ushtarakë në Ukrainë.

Ai u tha sot reporterëve në kryeqytetin Kiev se Ministria e mbrojtjes është urdhëruar “t’i thërrasë të gjithë ata të cilët u duhet forcave të armatosura në këtë moment në gjithë Ukrainën”, dhe ka shtuar se mobilizimi bëhet për “ta siguruar integritetin territorial të Ukrainës”.
XS
SM
MD
LG