Ndërlidhjet

Pakistan: Ushtria i ka vrarë 5 kryengritës


Njerëzit duke u larguar nga hapësirat ku janë zhvilluar luftime ndërmjet ushtrisë pakistaneze dhe militantëve

Njerëzit duke u larguar nga hapësirat ku janë zhvilluar luftime ndërmjet ushtrisë pakistaneze dhe militantëve

Zyrtarët e sigurisë së Pakistanit thonë se nga sulmet me helikopterë ushtarakë janë vrarë pesë militantë në një rajon fisnor në pjesën veriperëndimore të këtij vendi.

Ushtria tha se sulmi i sotëm në rajonin Khyber ishte i përqendendruar në vendndodhjen e personit, Mulla Tamanchey, i cili dje i kishte udhëhequr sulmet kundër konvojit të ekipit që po kryente vaksinim kundër poliomielitit dhe forcave të sigurisë, me ç’rast janë vrarë 12 vetë.

Sulmi ndodhi një ditë pasi talibanlët pakistanezë e shpallën armëpushimin e njëanshëm njëmujor në mënyrë që të bëhen përpjekje për vazhdimin e bisedimeve paqësore me qeverinë, që ishin pezulluar muajin e kaluar.

Ministri i brendshëm i Pakistanit, Nisar Ali Khan, ka tërhequr vërejtjen se ushtria do të përgjigjet ndaj sulmeve të militantëve.
XS
SM
MD
LG