Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Pezullohen sulmet ajrore kundër talibanëve


Ndërtesa e Parlamentit të Pakistanit në kryeqytetin Islamabad

Ndërtesa e Parlamentit të Pakistanit në kryeqytetin Islamabad

Qeveria e Pakistanit sot ka njoftuar se i ka pezulluar sulmet ajrore kundër militantëve talibanë në përgjigje të armëpushimit mjëmujor të shpallur dje nga talibanët.

Ministri i brendshëm i Pakistanit, Chaudhry Nisar Ali Khan, mëtutje ka thënë se “qeveria dhe forcat e armatosura të Pakistannit, megjithatë, e rezervojnë të drejtën për përgjigje përkatëse ndaj çfarëdo akti të dhunës”.

Dje talibanët e Pakistanit e shpallën armëpushimin e njëanshëm njëmujor për shkak të synimit për vazhdimin e bisedimeve paqësore me qeverinë, pasi ato ishin ndërprerë muajin e kaluar.
XS
SM
MD
LG