Ndërlidhjet

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, e ka dënuar “aktin e agresionit të pabesueshëm” në Ukrainë.

Duke folur në rrjetin televiziv amerikan NBC, ai është kërcënuar me “pasoja shumë serioze” nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera, ndërsa i ka veçuar sanksionet e mundshme për izolimin ekonomik të Rusisë.

Zoti Kerry tha se “ky është një gabim i madh i Rusisë” dhe se “kjo nuk do të jetë një betejë ndërmjet Lindjes e Perëndimit”.

Mëtutje ai theksoi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, “nuk do të fitoj nga kjo” dhe shtoi se “ndoshta ai do të jetë në gjendje t’i ketë trupat për një kohë në Krime, derisa ai ta zgjidhë këtë, por është fakt se ai do të humbë në skenën ndërkombëtare; Rusia do të humbë, populli rus do të humbë”.
XS
SM
MD
LG