Ndërlidhjet

logo-print

G7-ta pezullon samitin ndërkombëtar në Rusi


Uashington

Uashington

Grupi i shtatë vendeve më të industrialuzuara të botës ka thënë se do të pezullojë pjesëmarrjen në një samit ndërkombëtar në Rusi.

Shtëpia e Bardhë ka lëshuar deklaratën në emër të udhëheqësve të G7-ës, presidentit të Këshillit Evropian dhe presidentit të Komisionit Evropian.

Në deklaratë thuhet se ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë shkel parimet dhe vlerat me të cilat operon G7-ta dhe G8-ta.

Deklarata po ashtu shpreh mbështetje për përpjekjet e Ukrainës për të negociuar një marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar, e cila do t’i ndihmonte për të përballuar krizën ekonomike.

G7-ta përfshin Britaninë, Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë dhe Shtetet e Bashkuara.

Vendet po ashtu bëjnë pjesë në grupin ekonomik G8 që përfshin edhe Rusinë.

Rusia do të jetë nikoqir i samitit të G8-ës në Soçi, në muajin qershor.
XS
SM
MD
LG