Ndërlidhjet

logo-print

Rusia pranon grupin e kontaktit për Ukrainën


Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti rus, Vladimir Putin.

Gjermania ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është pajtuar me propozimin që të ngrihet një grup i kontaktit për Ukrainën.

Në deklaratën e Qeverisë gjermane thuhet se Putin ka pranuar propozimin e kancelares Angela Merkel që “menjëherë të themelohet një mision i hetimeve, si dhe një grup kontakti, për hapjen e një dialogu politik”.

Gjatë bisedës telefonike me Putinin, Merkel po ashtu ka thënë se ndërhyrja e Rusisë në Krime të Ukrainës është shkelje e papranueshme e ligjit ndërkombëtar.

NATO-ja ka bërë thirrje për dërgimin e vëzhguesve ndërkombëtarë në Ukrainë, ndërsa nga Rusia ka kërkuar që të tërheqë forcat e saj.
XS
SM
MD
LG