Ndërlidhjet

Karzai: SHBA luftoi për interesa të veta


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, është shprehur "jashtëzakonisht i zemëruar" me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara, duke thënë se lufta 12-vjeçare në Afganistan nuk është zhvilluar në interes të vendit të tij.

“Afganët kanë vdekur në një luftë që nuk është e jona”, ka thënë Karzai në një intervistë për gazetën “Washington Post”.

Sipas tij, lufta ka qenë për siguri të Shteteve të Bashkuara dhe interesa të Perëndimit.

Intervista është zhvilluar në zyrën e Karzait, një muaj para zgjedhjeve presidenciale në Afganistan.
XS
SM
MD
LG