Ndërlidhjet

Rusi: Banka Qendrore rrit befasishëm normën e interesit


Ilustrim
Ilustrim
Ndonëse nuk është pritur, Banka Qendrore e Rusisë të hënën ka njoftuar se ka ngritur normën e interesit dhe atë nga 5.5 për qind sa ka qenë, në 7 për qind.

Rritja e normës së interesit erdhi si rezultat i shqetësimeve për ndërhyrjen në Ukrainë dhe pasojat që mund të ketë kjo ndërhyrje në ekonominë ruse.

Banka e Rusisë ka njoftuar se rritja do të hyjë në fuqi nga ora 7 e mëngjesit e ditës së hënë.

Sipas një deklarate të lëshuar nga banka ruse, vendimi për rritjen e normës së interesit “ka për qëllim shmangien e rreziqeve për inflacion dhe stabilitet financiar që lidhen me rritjen e luhatshmërisë në tregjet financiuare”. Por në deklaratën e lëshaur nga Banka Ruse nuk është specifikuar Ukraina.

Ndryshe, aksionet ruse kanë pësuar rënie në 6 për qind dhe rubla ruse pati rënie të hënën. Rubla tregtare ruse ishte në 50 rubla në një Euro dhe 36.85 rubla për dollar.
XS
SM
MD
LG