Ndërlidhjet

logo-print

Haga nis seancat dëgjimore për rastin Kroaci-Serbi


Ilustrim

Ilustrim

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nis sot shqyrtimin e ankesave reciproke të Kroacisë dhe Serbisë për gjenocid gjatë luftës në Kroaci, nga viti 1991 deri më 1995.

Kroacia ka paditur Serbinë më 1999 për “spastrim etnik”, ndërsa Beogradi është përgjigjur me kundërakuzë në vitin 2010, duke thënë se rreth 200,000 serbë janë detyruar të largohen nga Kroacia, kur kjo e fundit ka nisur operacionet ushtarake për rimarrjen e territoreve.

Seancat do të zgjasin deri më 1 prill.
XS
SM
MD
LG