Ndërlidhjet

Militantët rrëmbejnë 30 pleq fisnorë në Afganistan


Afganistan
Afganistan
Zyrtarët afganë kanë njoftuar se militantë të dyshuar kanë rrëmbyer më shumë se 30 pleq fisnorë në lindje të vendit.

Zëdhënësi i udhëheqësit të provincës Nangarhar, Ahmed Zia Abdulzai, ka thënë se pleqtë janë kidnapuar tre ditë më parë.

15 nga ta deri më tani janë liruar, ndërsa policia është duke punuar, përkatësisht negociuar lirimin e mundshëm të të rrëmbyerve të tjerë.

Sipas zëdhënësit Abdulzai, kindapuesit dyshohen se janë luftëtarë talibanë që kanë kërkuar nga pleqtë e rrëmbyer që të ndalojnë bashkëpunimin me qeverinë.

Deri më tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për rrëmbimin, por as zyrtarët nuk kanë dhënë ndonjë hollësi të mëtejme se ku dhe si janë marrë e trajtuar të kidnapuarit.
XS
SM
MD
LG