Ndërlidhjet

Pistorius s’e pranon fajësinë për vrasje


Oscar Pistorius
Oscar Pistorius
Vrapuesi olimpik, Oscar Pistorius, nuk e ka pranuar fajësinë për vrasje, në fillim të gjykimit të tij në Pretoria të Afrikës së Jugut.

Pistorius, 27 vjeç, ka qëlluar për vdekje të dashurën e tij, Reeva Steenkamp, në shkurt të vitit 2013.

Prokurorët shtetërorë dyshojnë se vrasja ka qenë e qëllimshme, por Pistorius thotë se ai e ka ngatërruar të dashurën me një hajdut.

Prokurorët kanë thënë se do të kërkojnë dënim të përjetshëm nëse Pistorius shpallet fajtor.

Pistorius i ka të amputuara të dyja këmbët.
XS
SM
MD
LG