Ndërlidhjet

logo-print

Obama takon sot kryeministrin izraelit


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, do të takohet gjatë ditës së sotme në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, në përpjejke për të mbajtur gjallë procesin e bisedimeve izraelito-palestineze.

Bisedimet vijnë si rezultat i afatit të imponuar të prillit nga Shtetet e Bashkuara për kompletimin e kornizës për qasje në bisedime paqësore.

Para vizitës së kryeministrit Netanyahu, presidenti Obama, gjatë një interviste dhënë “Bloomberg”-ut, ka thënë se ai do t'i thotë Natanyahut se “Nëse jo tani, kur? Dhe nëse jo ju, zoti kryeminstër, atëherë kush. Si duhet kjo të zgjidhet?”.

Para se të nisej për në Uashington, kryeministri Natanyahu ka thënë se e di se si t’iu rezistojë presioneve dhe se ai e ka ndërmend të qëndrojë i vendosur në atë që e quajti “interes jetik” për vendin e tij.

Gjatë takimit Obama – Netanyahu pritet që të diskutohet edhe dhuna në Siri, por edhe trazirat në Egjipt.
XS
SM
MD
LG