Ndërlidhjet

Schwarzenberg: Putini si Hitleri


Ish-ministri i Jashtëm i Çekisë, Karel Schwarzenberg.

Ish-ministri i Jashtëm i Çekisë, Karel Schwarzenberg.

Ish-ministri i Jashtëm i Çekisë, Karel Schwarzenberg, ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, është duke përsëritur historinë, duke vepruar në Krime si Adolf Hitleri në Evropën Qendrore dhe Lindore, në fund të viteve 1930.

“Ajo çfarë po ndodh në Ukrainë është përsëritje e historisë. Putini është duke vepruar me parime të njëjta si Adolf Hitleri, gjatë pushtimit të Austirsë, Çekosllovakisë dhe Polonisë më 1938 dhe 1939”, ka thënë Schwarzenberg për të përditshmen austriake "Osterreich".

Putini ka kërkuar nga Parlamenti rus të shtunën që t’i lejojë dërgimin e trupave në Ukrainë, për të mbrojtur rusët etnikë në Krime dhe gjetkë në rajonet e Ukrainës.
XS
SM
MD
LG