Ndërlidhjet

Krasniqi jep dorëheqje, nëse kërkon PDK-ja


Jakup Krasniqi, foto nga arkivi
Jakup Krasniqi, foto nga arkivi
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi nuk do të ofrojë dorëheqje nga posti që mban përderisa të mos ketë një kërkesë nga Partia Demokratike e Kosovës, të cilës i përkiste deri vonë. Ai ka arsyetuar këtë veprim me faktin se me dorëheqje do të mund të shtynte vendin në krizë institucionale.

Krasniqi, tanimë edhe zyrtarisht i takon një subjekti tjetër politik me emrin Nisma për Kosovën që drejtohet nga Fatmir Limaj, po ashtu ish zyrtar i lartë i PDK-së.

"Sapo ta zyrtarizojë PDK kërkesën për dorëheqje, jam i gatshëm në çdo moment të largohem", ka thënë Krasniqi, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Në bazë të Kushtetutës, kryetari i Kuvendit të Kosovës zgjidhet nga partia më e madhe në Kuvend. Mirëpo, tani me Krasniqin është krijuar një rast që nuk parashihet as me Kushtetutë, pasi që ai tani nuk i takon as paertisë më të madhe por as një partie parlamentare, ngaqë Nisma për Kosovën është një subjekt i ri politik.

Pavarësisht këtij fakti, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci nuk ka parë ndonjë arsye që, në këtë fazë, t'i kërkohet dorëheqja Krasniqit.
XS
SM
MD
LG