Ndërlidhjet

logo-print

Irani respekton marrëveshjen për energjinë bërthamore


 Yukiya Amano - Drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare bBerthanmore

Yukiya Amano - Drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare bBerthanmore

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për energji bërthamore, bën me dije se marrëveshja historike për energji bërthamore mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore është duke u implementuar, ashtu siç ishte paraparë.

Sipas fjalimit të tij në të cilin ka pasur qasje agjencia Reuters, Yukiya Amano, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë ndërkombëtare bërthamore u ka thënë anëtarëve të bordit të guvernatorëve të hënën në Vienë se masat e zbatuara nga Irani “paraqesin një hap pozitiv përpara por shumë më shumë mbetet për t'u bërë me qëllim që të zgjidhen edhe çështjet që kanë mbetur të pazgjidhura” në lidhje me aktivitetet bërthamore të Iranit.

Amano, ka shtuar se IAEA ka më pak fonde dhe atë për 2 milion dollar andaj sipas tij, nevoitet më shumë punë për të verifikuar se Irani është duke jetësuar pjesën e saj të marrëveshjes gjashtë mujore.

Irani ka arritur marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, Francën, Rusinë, Gjermaninë, Britaninë e madhe dhe Kinën në nëntor me qëllim që të ndaloj programin e saj bërthamorë në shkëmbim të lehtësimit të sanksioneve.
XS
SM
MD
LG