Ndërlidhjet

Lavrov: Kievi kërcënon pakicat


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se trupat ruse, të cilat kanë hyrë në Krime të Ukrainës, janë duke mbrojtur rusët që jetojnë atje.

Lavrov i ka thënë Këshillit për të Drejta të Njeriut të Kombeve të Bashkuara se është e nevojshme që të përdoren trupat ruse deri në normalizimin e situatës politike në Ukrainë.

Lavrov ka akuzuar udhëheqjen e re të Ukrainës për shkelje të të drejtave të pakicave dhe ka thënë se ultranacionalistët kontrollojnë shumë zona të Ukrainës.

Sipas tij, “dhuna e ultranacionalistëve kërcënon jetët e popullsisë rusishtfolëve dhe interesat rajonalë të rusëve”.

Ukraina ka akuzuar Rusinë për pushtim ushtarak dhe i ka bërë thirrje Kremlinit që të tërheqë trupat.
XS
SM
MD
LG