Ndërlidhjet

Moska vendos ndërtimin e urës Rusi-Krimeja


Kryeministri rus, Dimitri Medvedev
Kryeministri rus, Dimitri Medvedev
Kryeministri rus Dimitri Medvedev ka dhënë miratimin e tij për ndërtimin e urës Kerch Strait, e cila do të ndërtohet në vendin ku ndahen Rusia dhe rajoni jugor ukrainas, Krime.

Medvedev tha të hënën që Rusia “është duke e shikuar për së afërmi zhvillimin e situatës” në Ukrainë.

Dekreti i kryeministrit rus në mënyrë automatike ka bërë që kompania shtetërore ruse Rosavtodor të jetë kontraktore kryesore për këtë projekt, studimet inxhinjerike të të cilit do të përfundojnë në nëntor.

Rusia pati nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e kësaj ure me presidentin e përmbysur ukrainas Viktor Yanukovuch.
Banorët e regjionit Krimeja i cili është i banuar me popullatë etnike ruse janë të frikësuar nga autoritetet e reja ukrainase. Por Krimea, aktualisht është nën pushtimin “de Facto” nga forcat ruse.

Mediat të hënën kanë bërë me dije se forca të shtuara ruse, janë mbledhur më pranë portit të tragetëve në anën ruse të vendit Kerch Strait.
XS
SM
MD
LG