Ndërlidhjet

logo-print

Hague paralajmëron pasoja për Rusinë


Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague.

Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague.

Duke folur në Kiev, sekretari i Jashtëm britanik, William Hague, ka paralajmëruar Rusinë për “pasoja”, për shkak të hyrjes së forcave të saj në Krime të Ukrainës.

“Nëse kjo situatë nuk mund të zgjidhet, nëse Rusia nuk mund të bindet se duhet të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, do të ketë pasoja dhe kosto të reja”, ka thënë Hague, duke mos specifikuar pasojat.

Ai i ka cilësuar ngjarjet në Ukrainë si krizën më të madhe në Evropë në shekullin 21.

Hague i ka bërë këto komente pas takimit me ushtruesin e detyrës së presidentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov, dhe kryeministrin Arseniy Yatsenyuk.
XS
SM
MD
LG