Ndërlidhjet

Egjipti dënon dy policë për vrasjen e një aktivisti politik


Foto ilustrim

Foto ilustrim

Një gjykatë në Egjipt i ka dënuar dy policë me nga dhjetë vite heqje lirie për vrasjen e një aktivisti politik në vitiin 2010.

Kjo vrasje ishte ndër shkëndijat e para që shpien në kryengritjen e cila rezultoi me përmbysjen e presidentit Hosni Mubarak një vit më vonë.

Policët Avad Suliman dhe Mahmoud Shelahut u dënuan pas rigjykimit të mbajtur ndaj tyre për vrasjen e 28 vjeçarit Khaled Said, në qytetin bregdetar të Aleksandrisë.

Në gjykimin e parë ata ishin dënuar me nga shtatë vite burgim mirëpo pas rrëzimit të vendimit tashmë është shqiptuar vendimi me të cilin të dy policët kanë marrë nga dhjetë vite burgim.

Ata janë gjetur fajtorë ngase edhe fotografitë që ishin shfaqur kishin treguar se dy policët e kishin rrahur rëndë të ndjerin dhe madje atë e kishin goditur në fytyrë.

Mbrojtësit e të dënuarve kanë paralajmëruar ankesë ndaj aktgjykimit të shqiptuar.
XS
SM
MD
LG