Ndërlidhjet

Protestues pro-rusë okupojnë qeverinë në Donetsk


Donetsk, 3 mars 2014.

Donetsk, 3 mars 2014.

Demonstrues pro-rusë kanë pushtuar pjesë të ndërtesës së qeverisë rajonale në qytetin lindor të Ukrainës, Donetsk.

Raportet thonë se protestuesit kanë zënë katin e parë të ndërtesës, ndërsa brenda ndodhen edhe rreth 20 gazetarë dhe pjesëtarë të administratës rajonale.

Raportohet se qindra aktivistë pro-rusë kanë bërë përpjekje, por kanë dështuar të okupojnë ndërtesën e administratës rajonale në qytetin jugor të Odesës.
XS
SM
MD
LG