Ndërlidhjet

Talebanët pakistanezë mohojnë sulmin në gjykatën e Islamabadit


Pamje nga sulmi në Gjykatën e Qarkut në Islamabad

Pamje nga sulmi në Gjykatën e Qarkut në Islamabad

Talebanët pakistanezë kanë mohuar çdo lidhje të mundshme të tyre me sulmin në Gjykatën e Qarkut në kryeqytetin pakistanez Islamabad, sulm i cili la të vdekur të paktën 11 persona.

Zyrtarët pakistanezë thonë se të paktën dy vetvrasës me bomba kanë nisur sulmin e së hënës duke hedhur granata dhe më pas kanë shpërthyer eksplozivin që e kishin në kompleksin e gjykatës.

Autoritetet e atjeshme spitalore, kanë bërë me dije se shumë nga të lënduarit janë në gjendje kritike.

Pamjet televizive kanë treguar dritare e mure të thyera por edhe njerëz që transportonin të vdekurit e të lënduarit nga ndërtesa ku ka ngjarë sulmi.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Sulmi vjen një ditë pasi që qeveria e Pakistanit ka njoftuar se ka ndërprerë sulmet ajrore kundër talebanëve, njoftim i cili kishte ardhur pas armëpushimit të shpallur nga kryengritësit.
XS
SM
MD
LG