Ndërlidhjet

logo-print

Rusia akuzon Perëndimin për bojkot të G8-ës


Krime, Ukrainë

Krime, Ukrainë

Rusia ka akuzuar ashpër anëtarët perëndimorë të grupit të vendeve më të industrializuara për pezullimin e përgatitjeve për samitin e G8-ës, që është paraparë të mbahet në Soçi në muajin qershor.

Këto të fundit kanë hequr dorë për shkak të krizës në Ukrainë.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se vendimi nuk ka bazë dhe se dëmton jo vetëm vendet e G8-ës, por gjithë komunitetin ndërkombëtar.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Aleksandr Lukashevich, ka thënë se vendimi është kudërproduktiv.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, po ashtu ka paralajmëruar se Moska rrezikon të humbasë ulësen e saj në G8.
XS
SM
MD
LG