Ndërlidhjet

Nuland: Ekipet paraprake të OSBE-së sonte arrijnë në Kiev


Zyrtarja e lartë e Dapartamentit amerikan të shtetit, Victoria Nuland, tha se “ekipet paraprake” nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), do të fillojnë të vendosen në Ukrainë sot më vonë gjatë ditës, por vërejtjet e Rusisë do të ndikojnë që OSBE-ja duhet të arrijë pajtueshmëri për mision të shkallës së plotë.

Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland, i ka bërë thirrje Rusisë që “t’i bashkohet konsensusit, të bëjë zgjedhje të drejtë, dhe t’i tërheq forcat e veta” nga Ukraina.

Këto komente ajo i bëri në margjina të takimit special të OSBE-së në Vjenë.

Më herët gjatë ditës, i dërguari amerikan në OSBE, Daniel Bear, tha se kjo organizatë duhet ”menjëherë” ta dërgoj një mision vëzhgues në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG