Ndërlidhjet

Çeki: Firmat ruse të mos lejohen të punojnë në centralin atomik


Martin Stropnicky (në plan të parë)
Martin Stropnicky (në plan të parë)
Ministri i mbrojtjes i Çekisë, Martin Stropnicky, ka sugjeruar se kompanitë ruse nuk do të duhej të lejoheshin të marrin pjesë në zgjerimin e centralit atomik të Çekisë, pasi trupat ruse u vendosën në rajonin e Krimesë në Ukrainë.

Zoti Stropnicky ka thënë se “Rusia është zhdukur nga grupi i vendeve të parashikueshme dhe demokratike, dhe ajo që po bënë është e papranueshme”.

Ai theksoi se është vështirë të imagjinohet se firmat ruse do të marrin pjesë në projektin, me vlerë prej 10 miliardë dollarësh, në centralin atomik, pas asaj që ka ndodhur në krime.

Në tenderin për zgjerimin e centralit atomik çek Temelin, është paraqitur një konsorcium ruso-çek, përfshirë kompaninë Atomstroyexport i Rusisë, dhe njësia Westinghouse e Toshibës në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG